Hacks-Ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Hotel hapësinor në plan për t’u hapur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
mars
Administrator
Administrator
mars


Numri i postimeve : 46
Join date : 03/11/2009
Age : 32
Location : Shkoder

Hotel hapësinor në plan për t’u hapur Empty
MesazhTitulli: Hotel hapësinor në plan për t’u hapur   Hotel hapësinor në plan për t’u hapur EmptyWed Nov 04, 2009 6:42 pm

Hotel hapësinor në plan për t’u hapur Hotel-Hap%C3%ABsinor

BARCELONË (Reuters) - Një kompani po planifikon të hapë hotelin e parë në hapësirë dhe parashikon që një pushim në orbitë do të bëhet shpejt një mundësi reale udhëtimi, falë kjo një projekt-investimi shumë miliardë dollarësh .

Arkitektët e Strehës Hapësinore Suita Galaktike, me qendër në Barcelonë, thonë se stacioni i tyre hotelier hapësinor është i planifikuar të presë miqtë e parë me pagesë në 2012.

Të gjithë mezi po presin që disa kompani spanjolle të promovojnë udhëtimet e reja, jashtë të zakonshmes, jashtë kësaj bote. Hoteli i parë në hapësirë nga Suita Galaktike mbase nuk ekziston ende, por është planifikuar të lëshohet brenda dy viteve.

3 milionë euro për një qëndrim 3 net në hotel, ku në këtë çmim përfshihet kurs trajnimi tetë-javor në një ishull tropikal.

Gjatë qëndrimit të tyre, mysafirët mund të shohin lindjen e diellit 15 herë në ditë dhe të udhëtojnë përreth botës çdo 80 minuta. Ata do të veshin kostume velkro, kështu që mund të ecin këmbadoras rreth dhomave lëvozhgë të tyre duke e ngjitur veten e tyre nëpër mure si Njeriu Merimangë.

Çmimi është shumë i reduktuar në krahasim 20-35 milionë dollarët që janë paguar për biletat deri më tani, i cili sjell udhëtimin privat për kategori klientësh të pasur.

CEO i Galactic Suite Ltd, Xavier Claramunt, një inxhinier veteran i aerohapësirës, thotë se projekti do ta vendosë kompaninë e tij (http://www.galacticsuite.com) në pararojë të një industrie foshnjë me një të ardhme të madhe para saj, dhe parashikon se turizmi hapësinor do të bëhet normal.

“Duke pasur parasysh zhvillimet teknologjike që tashmë ekzistojnë dhe kufijtë e tejkaluar është krejt normale që fëmijët tuaj brenda 15 vjetëve të kalojnë një fundjavë në hapësirë”.

Më shumë se 200 veta kanë treguar interes për të udhëtuar në hotelin hapësinor dhe të paktën 43 njerëz kanë rezervuar tashmë.

Claramunt thotë se një miliarder anonim entuziast i hapësirës i ka akorduar një fond prej 3 miliardë dollarësh për të financuar projektin.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hotel hapësinor në plan për t’u hapur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Hacks-Ks :: ..::KSONLINE::.. :: DHOMA E INFORMACIONEVE |-
Kërce tek: