Hacks-Ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 “Champions”, Inter thyen tabune, fiton pas nje viti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mistrec
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 4
Join date : 04/11/2009
Age : 34
Location : Tirana

“Champions”, Inter thyen tabune, fiton pas nje viti Empty
MesazhTitulli: “Champions”, Inter thyen tabune, fiton pas nje viti   “Champions”, Inter thyen tabune, fiton pas nje viti EmptyThu Nov 05, 2009 2:27 am

“Champions”, Inter thyen tabune, fiton pas nje viti Inter-kiev
Perfundojne ndeshjet e dites se katert te Liges se Kampioneve. Inter thyen “sindromen Champions” duke arritur te fitoje ndeshjen e tij te pare qe prej nje viti ne kompeticionin me te rendesishem te futbollit europian.

Skuadra zikalter e nisi keq takimin ku pas 21 minutash loje u gjend ne disavantazh perballe golit te Andrej Shevcenkos i cili i shenoi edhe golin e tij te 15 personal ne porten e skuadres se Interit.

Me nisjen e pjeses se dyte djemte e Mourinjos mundohen te reagojne, por serish skuadra ukrainase tregohet me e rrezikshme duke iu afruar disa here golit me ane te kundersulmeve.

Kur pritej nje tjeter deshtim i skuadres se Moratit ne “Champions” zikalterit reagojne ku ne minuten e 86 pas nje asisti te dhene prej Shnajder, Milito gjen rrjeten dhe barazpeshon ne rezultat takimin. Vetem 3 minuta me pas, serish dyshja Milito-Shnajder, kete here nderrohen rolet, argjentinasi jep asistin dhe Shnajder gjen golin e dyte per italianet.

Ndeshja tjeter e ketij grupi, e luajtur ne oren 18:30 mes Rubin Kazanit dhe Barcelones perfundoi barazim 0 me 0 duke i dhene mundesi Interit qe pas kesaj fitoreje te ngjitet ne krye te grupi F me 6 pike duke lene pas Barcelonen dhe Rubin Kazan me nga 5 pike dhe Dinamon e Kievit 4 pike.

Nderkohe ne grupin E anglezet e Liverpulit kane barazuar ne transferte ndaj Lion 1 me 1 duke vene ne nje pikepyetje te madhe kalimin e tyre per ne fazat e metejshme te Liges se Kampioneve. Golat u shenuan nga Babel ne minuten e 83 per skuadren e Benitez dhe Lisandro Lopez ne minuten e 90 per Lion.

Nderkohe ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Fiorentina ka shkaterruar me rezultatin 5-2 hungarezet e Debrecenit. Golat per italianet u shenuan nga Mutu ne minuten e 14, Daineli ne ’52, Montolivo ’59, Markioni ‘61 dhe Xhilardino ne minuten e 74. Ndersa per hungarezet shenuan Rudolf ne minuten 38 dhe Kolibali ne te ’70.

Pas ndeshjeve te katerta grupi E kryesohet nga Lion me 10 pike i ndjekur nga Fiorentina me 9 pike, Liverpul 4 dhe Debrecen 0.

Ne grupin G ndahen ne barazim 1-1 si ndeshja e zhvilluar ne Spanje mes Seviljas dhe Shtutgartit ashtu edhe ndeshja e Rumanise me Unireas dhe Rejnxhersit.

Pas ketyre ndeshjeve grupi udhehiqet nga Sevilja me 10 pike e ndjekur nga Unirea me 5, Shtutgart 3 dhe Rejnxhers 2.

Arsenal ka mundur thellesisht 4-1 hollandezet e Alkmar ne ndeshjen e vlefshme per grupin H. Golat per anglezet u shenuan Fabregas ne minutat 25 dhe 52, Nasri ne minuten e 43 dhe Diabi ne minuten e 72. AZ shenoi golin e nderit ne minuten e 82 me ane te Zhermen Lens.

Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi, belget e Standart Liezh kane mundur 2-0 greket e Olimpiakos. Golat per belget u shenuan nga nje per secilen pjese.

Renditja ne grupin H kryesohet nga Arsenal me 10 pike, Olimpiakos 6, Standart 4 dhe AZ Alkmar 2.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Champions”, Inter thyen tabune, fiton pas nje viti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Hacks-Ks :: ..::KSONLINE::.. :: DHOMA E INFORMACIONEVE | :: Sport-
Kërce tek: